SERVIS I VOGËL DHE I MADH

SHËRBIMI YNË

SERVIS I VOGËL DHE I MADH

Scheduled servicing

Servisimi sipas planit të prodhuesit është mënyra më e lirë për ta mbajtur një veturë. Në një park automjetesh ku shumica e veturave vijnë të importuara me histori servisi të panjohur, servisi i parë te ne fillon me një pyetje të thjeshtë: çka është bërë vërtet dhe çka duhet bërë tash.

DALLIMI

Servisi i vogël është ndërrimi i vajit dhe i filtrave bashkë me kontrollin bazë të sigurisë.

Servisi i madh e përfshin atë dhe shton pjesët që kanë interval më të gjatë: filtri i karburantit, kontroll i rripit ose zinxhirit, frenat, suspensioni, sistemi i ftohjes dhe leximi i kodeve nga të gjitha njësitë.

ÇKA BËJMË

SERVIS SIPAS PLANIT, JO SIPAS HAMENDJES

Servisi i vogël

  • Ndërrim i vajit të motorit sipas specifikimit të prodhuesit
  • Filtri i vajit
  • Filtri i ajrit dhe filtri i kabinës sipas gjendjes
  • Kontroll i niveleve — antifriz, lëng frenash, lëng i fshirësve
  • Kontroll vizual i frenave dhe i gomave
  • Kontroll për rrjedhje nën motor
  • Lexim i kodeve të ruajtura

Servisi i madh

Përfshin gjithçka nga servisi i vogël, plus:

  • Filtri i karburantit
  • Kontroll i rripit dentat ose i zinxhirit dhe i rrotave shtrënguese
  • Matje e trashësisë së disqeve dhe e pllakave të frenave
  • Kontroll i suspensionit, amortizerëve, zglobave dhe kokëzave
  • Kontroll i sistemit të ftohjes dhe i gjendjes së antifrizit
  • Kontroll i akumulatorit dhe i mbushjes nga alternatori
  • Provë rrugore me lexim të të dhënave në kohë reale

Vaji — pse specifikimi ka rëndësi më shumë se marka

Vaji nuk zgjidhet sipas markës por sipas specifikimit që kërkon motori juaj. Kjo nuk është detaj tregtar.

Shembulli më i qartë është te motorët VAG me dizne-pompa (PD). Ata kërkojnë një specifikim të veçantë vaji, sepse boshti me bregore i shtyn edhe pompat e diznave dhe ngarkesa mbi të është shumë e lartë. Vaji jashtë atij specifikimi e shkurton ndjeshëm jetën e boshtit — dhe ai riparim kushton shumëfish më shumë se ndryshimi në çmim të vajit.

E njëjta logjikë vlen te motorët me DPF: vaji me përmbajtje të lartë hiri e mbush filtrin më shpejt, sepse hiri nuk digjet kurrë gjatë regjenerimit.

Veturat e importuara — servisi i parë

Nëse keni blerë veturë të sapoardhur dhe nuk e dini historinë e saj, servisi i parë duhet trajtuar si pikënisje, jo si rutinë. Në praktikë kjo do të thotë:

  • Ndërrim i vajit dhe i filtrave pavarësisht çka thotë ngjitësja e fundit
  • Kontroll i gjendjes së rripit ose zinxhirit — nëse historia nuk dihet, mosha e tij nuk dihet
  • Te veturat me DSG, kontroll a është ndërruar vaji i ndërruesit
  • Lexim i kodeve në të gjitha njësitë, jo vetëm te motori
  • Kontroll i gjendjes së DPF-së te veturat dizel pas vitit 2011

Kjo është ora që kursen më shumë para gjatë gjithë kohës që e mbani veturën.

Çka ju themi dhe çka jo

Pas servisit ju themi tri gjëra veç e veç: çka u ndërrua, çka duhet ndërruar tash, dhe çka mund të presë deri në servisin e ardhshëm.

Ndarja e fundit ka rëndësi. Jo çdo gjë e konsumuar duhet ndërruar sot, dhe klienti ka të drejtë ta dijë dallimin mes asaj që është urgjente dhe asaj që thjesht duhet mbajtur nën vëzhgim.

PYETJE TË SHPESHTA

Sa shpesh duhet bërë servisi?
Varet nga motori dhe nga mënyra e vozitjes. Te shumica e dizelëve në Kosovë, ku vozitja është kryesisht e shkurtër dhe urbane, intervali i shkurtër është më i sigurt se ai i gjatë.

A e humb garancinë nëse nuk shkoj te sallon i autorizuar?
Për veturat e vjetra pa garanci kjo nuk qëndron. E rëndësishme është që të përdoret vaj me specifikimin e duhur dhe pjesë cilësore.

A duhet ndërruar filtri i kabinës çdo herë?
Jo domosdoshmërisht, por në Kosovë me pluhur dhe rrugë të pashtruara ai ndotet më shpejt se sa parashikon plani standard.

Bleva veturë të importuar — nga ku me fillu?
Nga servisi i plotë dhe leximi i kodeve. Historia e panjohur trajtohet si histori inekzistente.

CAKTO TERMININ

Cakto terminin për servis në Sonic Garage, Ferizaj. Punojmë me vetura personale dhe automjete komerciale, me pjesë cilësore dhe garanci në çdo punë të kryer.

Telefon: 045 934 924 · Beteja Ilire, Muhoc, Ferizaj · E hënë–E shtunë, 08:00–20:00

Lexo edhe: Ndërrimi i vajit · Ndërrimi i filtrave · Kontrolli para blerjes